‘Kapriçot’ i motit: Diell, shi dhe rrebeshe në gjithë vendin

Deri në mesditë kthjellimet do të mbizotërojnë në vend. Intervalet e gjata me diell do të jenë më prezente në vijën bregdetare si edhe zonat e ulëta ndërsa gjatë orëve të pasdites do të ketë shtim gradulal të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër në pothuajse të gjithë vendin, më të theksuara në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Gjatë mbrëmjes dhe natës pritet përmirësim i kushteve atmosferike në vend.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes, por mesdita nuk do të sjellë ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top