Këngëtarja me famë botërore, Katy Perry, pritet së shpejti të vijë në Kosovë.
Sipas njoftimit, artistja amerikane është një nga emrat më të mëdhenj që pritet të vijë në Prishtinë, ndërsa Dua Lipa ka qenë e para që është informuar për këtë zhvillim.
Ardhja e Katy Perryt në Prishtinë pritet të jetë një nga ngjarjet më të komentuara në vend gjatë kësaj periudhe.