Marrëveshje mes Izraelit dhe Libanit u zbeh shpejt pasi armëpushimi i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara u vu në pikëpyetje vetëm pak orë pas arritjes së tij.
Marrëveshja parashikonte tërheqjen graduale të forcave izraelite nga disa zona në jug të Libanit dhe marrjen e kontrollit nga ushtria libaneze, me kusht që Hezbollahu të ndalte aktivitetet ushtarake.
Vetëm rreth tre orë pas shpalljes së marrëveshjes, sirenat e alarmit u dëgjuan në veri të Izraelit. Ushtria izraelite njoftoi se kishte identifikuar dhe interceptuar dronë dhe raketa të lëshuara nga territori libanez, duke vënë në provë armëpushimin e ri.
ezbollahu mori përgjegjësinë për një breshëri raketash të drejtuara ndaj pozicioneve ushtarake izraelite në veri të vendit, duke shënuar sulmin e parë të tillë pas zotimit për ndalimin e operacioneve ndërkufitare.
Autoritetet izraelite kanë paralajmëruar se do të reagojnë ndaj çdo sulmi të ri, ndërsa përpjekjet diplomatike për të ruajtur armëpushimin mbeten në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.