OBSH ngre alarmin: Mbajini fëmijët larg ekraneve, ja nga çfarë po rrezikohen

Izolimi i popullsisë gjatë pandemisë ka shtuar problematikat shëndetësore edhe tek fëmijët. Organizata Botërore e Oftamologjisë ngre alarmin për rritjen e shpejtë të numrit të të vegjëlve të prekur nga miopia.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Qëndrimi në ambiente të mbyllura dhe koha e gjatë mbi telefona ose ekrane të e tjerë digjitale janë shkaku i miopisë së shtuar tek fëmijët.
Prej disa muajsh në poliklinikën Qendrore në Tiranë është hapur shërbimi i Orthoptikës.

Ky specialitet, pjesë e okulistikës, identifikon anomalitë e syve kryesisht në moshat pediatrike. Strabizmi ose devijimi i shikimit nga njëri sy dhe ambliopia, syri dembel siç e quajnë mjekët, janë problemet më të shpeshta tek fëmijët e vegjël.

Mjekët tregojnë se kur duhet të nisin kontrollet e para të syve në moshat pediatrike. Shërbimi i Orthoptikës ka nisur depistimin e fëmijëve në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës për të identifikuar dhe korrigjuar problemet që në moshë të hershme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top