Tragjedi në Shëngjin, mbyten dy të rinj nga Kosova. Dy në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër shokë nga Kosova që kishin hyrë në det janë përballur me dallgët e forta

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ata janë marrë nga rrymat dhe dallgët e detit, ndërsa dy prej tyre kanë humbur jetën dhe dy raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen e personave të tjerë.
Në vendngjarje pritet ndërhyrja e forcave të kërkim-shpëtimit dhe policisë për të sqaruar plotësisht situatën.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top