Inigo Martinez tregon jetën e futbollistët në Arabi. “Ronaldo ka një vilë, nuk del kurrë”

Al Nassr e mbylli kampionatin e tij në Arabinë Saudite me triumf. Skuadra e Cristiano Ronaldos fitoi titullin kombëtar dhe tani po shijon një periudhë të merituar pushimi. Pushime që disa futbollistë mund t’i bënin fare mirë duke qëndruar pikërisht në Arabi, ku janë pajisur me çdo komoditet të mundshëm.

Dëshmia vjen nga Inigo Martinez, i cili në një intervistë për “SPORT” bëri një përmbledhje të stilit të jetesës në Riad për pothuajse të gjithë futbollistët e Al Nassr, por me dy përjashtime: Cristiano Ronaldo dhe Mané. Futbollistët më përfaqësues të skuadrës kanë një mënyrë tjetër jetese:

“Cris (Ronaldo) dhe Sadio (Mané) jetojnë në vila dhe kalojnë aty gjithë jetën e tyre – shpjegoi ai –. Ne të tjerët jetojmë në compound, ku gjithçka është në stil europian. Brenda ka shkolla, pishina… gjithçka që mund të imagjinohet. Kur dalim jashtë, zakonisht është për darkë ose për të bërë një shëtitje në një qendër tregtare”.

Pak a shumë siç tregonte dikur edhe Pioli, i cili jetonte pikërisht në një “compound”, një lagje e veçantë, e përbërë nga një zonë e kufizuar ndërtesash, ku mund të hyjnë vetëm banorët dhe e pajisur me çdo lloj komoditeti.

Jeta e Cristiano Ronaldos në Riad, në Arabinë Saudite, ndjek në fakt një standard krejtësisht të ndryshëm nga shumica dërrmuese e shokëve të tij te Al Nassr dhe futbollistëve të tjerë të huaj. CR7 dhe Georgina Rodriguez janë transferuar në një rezidencë të përhershme me vlerë të vlerësuar mes 12 dhe 15 milionë eurove në një nga lagjet më ekskluzive të Riadit.

Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një apartament të zakonshëm, por për një pallat të pavarur të vendosur brenda një zone super të mbrojtur për diplomatë dhe familje mbretërore. Vila është e pajisur me një palestër private me pajisje të gjeneratës së fundit, një pishinë olimpike të brendshme, zona spa me krioterapi, një kinema private dhe një sallon gjigant me ujëvara artificiale.

Çfarë ka në “compound” ku jetojnë të gjithë futbollistët e Al Nassr
Ka një park të tërë privat lojërash dhe një fushë futbolli me bar natyral ku CR7 stërvitet dhe luan me fëmijët. Me pak fjalë, një përzierje e luksit modern arab dhe minimalizmit europian, e mbrojtur nga mure shumë të larta dhe një shërbim privat sigurie aktiv 24 orë në ditë.

Ndryshe nga pothuajse të gjithë futbollistët e huaj që jetojnë pikërisht në compound. Qytete të vërteta të fortifikuara dhe të rrethuara, të krijuara për t’u mundësuar perëndimorëve të ruajnë një stil jete të ngjashëm me atë europian. Këtu atmosfera është identike me atë të një resorti në Florida ose në Marbella.

Shokët e skuadrës së Ronaldos ndajnë ambiente të përbashkëta: pishina të mëdha komunitare, palestra të kompleksit, restorante, bare, kopshte për fëmijë, supermarkete të brendshme me produkte importi dhe madje edhe Starbucks. Me pak fjalë, dy stile jetese diametralisht të kundërta.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top