Sot pritet që Gjykata Kushtetuese të marrë vendimin për ministren e parë me Inteligjencë Artificiale, “Diella”.
Trupi gjykues mblidhet në orën 17:30, teksa më pas pritet të vendosin për ministren me AI.
Më herët një e pesta e deputetëve të PD janë ankuar në Kushtetuese duke insistuar se presidenti në shkelje të kushtetutës ka dekretuar një ministër që nuk i përmbush cilësitë që duhet të ketë një i tillë.
Ndaj deputetët demokratë kërkojnë shfuqizimin e nenit 2, të Dekretit “Për emërimin e Kryeministrit”, nr. 331, datë 12.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimin e nenit 1, pika 1, fjalia e dytë, të Dekretit “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”, nr. 333, datë 15.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.