Plani për ndërtim në Pishporo, Rama mbrohet me nenin 20 të ligjit të 2017-ës të miratuar nga qeveria e tij: Peizazh i mbrojtur, mund të ketë dhe qendra banimi

Kryeministri Rama duke u ndalur te projekti në Pishporo, parashikohen ndërtime, theksoi se kjo zonë është peizazh i mbrojtur, por i kategorisë 5.

Ai tha se me ligjin e 2017-ës, konkretisht në nenin 20, përcaktohet qartë se në këtë zonë lejohen qendrat e banimit.

“Më mirë të dëgjosh pelikanin që merr para ekskavatorin se sa rrugën ligjore. Pishporoja, nuk është një zonë e mbrojtur, e kategorisë së parë apo të dytë. Por klasifikohet edhe sipas IUCN-së, kategori e 5, peizazh i mbrojtur. Për shpalljen ‘peizazh i mbrojtur’ dhe të gjitha detajet, ka një vendim qeverie. Por me rëndësi është që të thuhet se nuk ju është treguar juve, por në 2017 këto kategori janë të adoptuara në mënyrë të plotë. Thelbi ynë për zonat e mbrojtura është i ligjëzuar me standardet e BE. Sa më lartë të shkohet drejt kategorive 1-2, aq më shumë kufizohet ndërhyrja njerëzore. Në rastin e kategorisë 5 janë të ndërtuara në konceptimin e bashkëjetesës së natyrës, me ekonominë e turizmin. Në hartën e Europës ka jo pak laguna që janë të ngjashme me këtë lagunë, ku janë destinacione turistike. Në nenin 20 të ligjit të 2017-ës, përcaktohet se peizazhi i mbrojtur është territor kum und të ekzistojnë qendra banimi dhe pjesë të tjera të territorit. Në pjesën 4, përcaktohet veprimtaria si ndërtimet, autortadat, kanalet kulluese, lejohen të ushtrohen, vetëm nëse subjekti që kërkon t’i kryejë këto veprimtare pajisjet me leje nga Këshilli i Lartë i territorit. Ndaj nuk kemi bërë asnjë heqje nga asgjë. Pishporo ka qenë peizazh i mbrojtur dhe është.”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top