Kuvendi në seancë plenare, në rend dite miratimi i përbërjes së komisioneve parlamentare

Kuvendi do të zhvillojë sot në orën 17:00 seancën plenare. Në rendin e ditës janë parashikuar disa projektvendime që lidhen me funksionimin dhe përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare, si dhe diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

Fillimisht, deputetët do të shqyrtojnë projektvendimin për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit. Më pas, pritet të votohet projektvendimi për caktimin e përbërjes së këtyre komisioneve, si dhe ai për emërimin e anëtarëve zëvendësues në strukturat përkatëse parlamentare.

Pas përfundimit të këtyre procedurave, seanca do t’i kushtohet diskutimeve për çështje të ngritura nga zgjedhësit. Sipas parashikimeve, debati parlamentar nuk do të zgjasë më shumë se katër orë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top