Një tjetër episod rreziku raportohet të ketë ndodhur në bregdetin e Vlorës, ende pa filluar sezoni turistik.
Një shtetas i indetifikuar me iniciale E.U, me një mjet tip “Jet Ski”, ka shkelur perimetrin e sigurisë në zonën e Karaburunit, duke vënë në rrezik jetën e pushuesve.
Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme, mjeti lundrues ka qënë shumë afër bregut, ndërsa fare pranë shihen dhe qytetarë duke notuar.
Ndërkohë lidhur me rastin policia thotë se ky shtetas vetëm është gjobitur me një shumë prej 500.000 lekësh të rinj për shkelje të rregullave të lundrimit dhe cenim të perimetrit të sigurisë, ndërsa është bllokuar edhe mjeti lundrues.