“Ata që i shkojnë pas s’kanë punë me PD”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Uzurpatori ka shqetësim këdo!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i cili u shpreh se kushdo demokrat që frekuenton takimet e Salianjit “i ka hesapet e mbyllura me PD-në”.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salianji e cilësoi deklaratën e Berishës si dëshmi të mungesës së demokracisë brenda Partisë Demokratike, duke e akuzuar atë për përjashtim të mendimit ndryshe dhe për mungesë gare të brendshme.

“Uzurpatori ka shqetësim cilindo që e do Partinë Demokratike fituese. Për uzurpatorin ata janë problemi, e shqetësojnë në rehatinë e tij të bashkëqeverisjes me Ramën.

Problemi sot është mentaliteti që kërkon bindje të verbër, përjashtim dhe frikë në vend të garës, debatit dhe meritës. Kjo është arsyeja pse çdo zë ndryshe konsiderohet kërcënim dhe jo kontribut për Partinë Demokratike”, shkruan Salianji.

Duke iu referuar drejtpërdrejt deklaratës së Berishës, ai thekson se problemi kryesor i PD-së nuk lidhet me mbështetjen elektorale, por me mënyrën sesi funksionon partia.

“Deklarata e Sali Berishës se ‘kushdo që bashkëpunon me Salianjin s’ka punë me PD’ është dëshmia e qartë se problemi i Partisë Demokratike nuk është mungesa e mbështetjes, por mungesa e demokracisë. Për mbështetje nuk pati guxim të përballeshim në garë. Kur shmanget gara dhe mbyllet debati, partia humbet aftësinë për t’u rinovuar dhe për t’u bërë alternativë fituese për qytetarët”, shprehet ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top