LIVE / PSG dhe Arsenal në ekuilibër në finalen e Champions League: Dembele i përgjigjet Havertz

Finalja e UEFA Champions League po zhvillohet me ritëm të lartë dhe emocione që në minutat e para, me Paris Saint-Germain dhe Arsenal F.C. që janë në barazim 1-1 në Budapest. Koha e rregullt ka përfunduar, bashkë me shtesat. Fati i finales te ruleta e penalltive.

Arsenali e nisi më mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh herët me golin e Kai Havertz, i cili shfrytëzoi një aksion të organizuar mirë në fazën sulmuese për të dërguar topin në rrjetë dhe për të ndezur festën e tifozëve londinezë.

Reagimi i PSG-së nuk vonoi, por goli po. Sidoqoftë pas një dominimi të frikshëm në zotërimin e tooit, Kampionët francezë morën kontrollin e lojës dhe rikthyen baraspeshën me Ousmane Dembélé, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe riktheu rezultatin në 1-1.

Me gjithçka të hapur, finalja mbetet e fortë dhe e paqartë, ndërsa të dy skuadrat kërkojnë momentin vendimtar që mund t’i afrojë më shumë me trofeun më prestigjioz të futbollit europian për klube.


“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top