Me tensione të forta është regjistruar sot protesta e banorëve në Zvërnec, të cilët janë kundër ndërtimeve në zonën e Dalanit.
Persona që thuhet se janë punonjës të sigurisë që punojnë për llogari të kompanive që do të ndërtojnë në këtë zonë, janë përplasur me protestuesit.
Sakaq, e gjithë zona që është e rrethuar, ka prani të punonjësve të policisë.