Dua Lipa pritet të kurorëzojë dashurinë në qershor

Artistja me famë botërore me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, si duket se do t’i japë fund beqarisë dhe do të martohet me partnerin e saj, aktorin britanik Callum Turner.

Burimet bëjnë me dije se ceremonia do të zhvillohet mes datave 5 dhe 7 qershor, ndërsa çifti ka organizuar gjithçka në fshehtësi të plotë. Fillimisht përflitej për një datë tjetër, por duket se planet janë ndryshuar në momentet e fundit, duke e afruar ceremoninë shumë më shpejt.

Për vendin e martesës është përzgjedhur Bagheria, një qytet historik pranë Palermos në Sicili, i njohur për atmosferën romantike dhe arkitekturën aristokratike. Ceremonia kryesore raportohet se do të mbahet në “Villa Valguarnera”, një rezidencë madhështore e shekullit XVIII që konsiderohet ndër vendet më luksoze dhe elegante të zonës.

Për të ruajtur privatësinë e plotë të çiftit dhe të ftuarve VIP, organizatorët kanë marrë masa të forta sigurie. Mediat italiane raportojnë se dy kate të tëra të hotelit luksoz me pesë yje “Rocco Forte” janë rezervuar ekskluzivisht për këtë event.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top