Alarm për bombë pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë

Një alarm për praninë e një lënde të dyshuar shpërthyese pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mobilizuar paraditen e kësaj të shtune forcat e policisë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët kanë rrethuar perimetrin dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në segmentin ku është sinjalizuar objekti i dyshimtë.

Në terren ndodhen edhe specialistët e forcave xheniere dhe ekspertët e antieksplozivit, të cilët po kryejnë verifikimet përkatëse për të përcaktuar natyrën e objektit dhe nivelin e rrezikut. Gjithashtu në vendin e ngjarjes po bëhet edhe kontrolli me qentë e gardës antieksploziv.

Po ashtu zona është izoluar për arsye sigurie dhe qytetarëve u është kërkuar të shmangin lëvizjet pranë vendit ku po zhvillohen veprimet nga forcat e rendit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top