PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, vendosen ndryshimet statutore

Partia Demokratike do të mbledh këtë të shtunë në orën 10 Kuvendin Kombëtar zgjedhor, në të cilin pritet të vendoset për disa çështje që ndikojnë në të ardhmen e kësaj partie për 3 vitet e ardhshme.

Kuvendi do të vendosë për ndryshimet e statutit që u miratuan nga Kryesia 3 ditë më parë dhe do të zgjedhë Këshillin e ri Kombëtar, duke i hapur rrugën edhe ndryshimeve të tjera në kupolën e partisë.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ky Kuvend do të quhet si Kuvendi i ripërtëritjes së partisë dhe një qasje e tillë vjen gati 4 vite pas Kuvendit të famshëm të Rithemelimit që Berisha thirri në 11 dhjetorin e 2021-it.

Punimet e Komisionit pritet të drejtohen nga Ivi Kaso, ndërkohë që ndryshimet në statut do të prezantohen nga Gazment Bardhi. Sakaq ndryshimet në riorganizimin e diasporës dhe digjitalizimin e partisë do të prezantohen nga Nikola Kedhi dhe Grigels Muçollari.

Ndërkohë mësohet se fjala hapëse do t’i besohet të resë që vjen nga diaspora Erisa Bajaziti. Punimet e Kuvendit më pas do të vijojnë me fjalën e Berishës dhe procesin e votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top