Jennifer Lopez ka folur hapur për jetën e saj sentimentale dhe ka konfirmuar se aktualisht është beqare.
Gjatë një interviste në “Jimmy Kimmel Live!”, Lopez tha me humor se do të kishte dashur ta kishte bërë më herët këtë hap, duke shtuar se ndihet mirë me këtë fazë të jetës së saj.
Ajo u shpreh se nuk është e interesuar të marrë pjesë në emisione si “The Bachelorette”, duke e quajtur idenë të çmendur dhe duke theksuar se nuk dëshiron të bëjë asgjë që prish mënyrën si ndihet aktualisht.
Megjithatë, këngëtarja dhe aktorja nuk e përjashtoi mundësinë e një lidhjeje në të ardhmen, duke thënë se mund të takojë dikë “një ditë, nëse është personi i duhur”.
Lopez gjithashtu foli për periudhën pas ndarjes nga Ben Affleck, duke treguar se ka marrë kohë për veten dhe për të reflektuar mbi jetën e saj personale.
Ajo u divorcua nga Affleck në vitin 2024, pas më shumë se dy vitesh martesë, por lidhja e tyre ka pasur një histori të gjatë rikthimesh që nga fillimi i viteve 2000.