Tornado e fuqishme godet veriun e Meksikës, dëme të mëdha në bujqësi dhe blegtori

Një tornado e fuqishme shkaktoi dëme të konsiderueshme në shtetin e Coahuila në Meksikën veriore, duke lënë pas imazhe kaosi dhe dëme të mëdha në objektet bujqësore dhe blegtori.

Fenomeni ekstrem i motit me erëra të forta që rrëzuan çatitë, shkatërruan strukturat dhe shkaktuan dëme të rënda në ferma, stalla dhe infrastrukturë tjetër në zonë.

Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale kapin momentin kur tornado “gëlltit” gjithçka në rrugën e saj, duke krijuar skena paniku midis banorëve.

Autoritetet lokale mbeten në gatishmëri dhe po kryejnë kontrolle për të vlerësuar plotësisht dëmet, ndërsa ekipet kanë filluar tashmë operacionet për të regjistruar dhe riparuar dëmet.

Deri më tani, nuk ka raportime për të lënduar ose viktima, megjithatë, autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të kujdesshëm për shkak të mundësisë së ngjarjeve të reja ekstreme të motit në zonë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top