Prapaskena e tërheqjes së Schmeichel, nuk ishte me dëshirë: “Mjekët thonë se nuk mund të luaj më”

Pas saktësisht një muaji Kasper Schmeichel do të varë dorezat në gozhdë dhe do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 39-vjeçare. Portieri danez, djali i legjendës Peter Schmeichel, ka njoftuar se do të tërhiqet në përfundim të kontratës me Celtic më 30 qershor për shkak të një dëmtimi në shpatull nga i cili nuk po arrin të rikuperohet. Ai nuk luan një ndeshje që nga shkurti, nga humbja 2-1 në Scottish Premiership kundër Hibernian, dhe që prej asaj kohe nuk ka mundur më të zbresë në fushë. Do të mbetet në historinë e futbollit për triumfin në Premier League me Leicester në vitin 2016, arritja më e madhe e karrierës së tij, si dhe për FA Cup të fituar me “Dhelprat” pesë vite më vonë.

Schmeichel tërhiqet për shkak të dëmtimit në shpatull

Lajmin e dha vetë portieri për TV 2 Sport, duke shpjeguar se ishin mjekët ata që e këshilluan të mos luante më për shkak të gjendjes së shpatullës së tij, që do të kërkojë operacione dhe rehabilitim të gjatë për t’u rikthyer si më parë. Për këtë arsye Schmeichel vendosi të tërhiqet në moshën 39-vjeçare, edhe pse me keqardhje: “Kam diskutuar çështjen me disa kirurgë dhe specialistë të dëmtimeve në shpatull dhe më thanë se nuk mund të pres të rikthehem për të luajtur futboll në nivel të lartë. E mendova gjatë, por arrita në përfundimin se ky është momenti i duhur”.

Pengu më i madh mbetet fakti që nuk mundi t’i përshëndeste tifozët në fushë: “Do të kisha dashur shumë të luaja të paktën edhe një ndeshje, por fatkeqësisht nuk ishte e mundur”. Dëmtimi daton në fillim të shkurtit, gjatë ndeshjes së parë të playoff-it të Europa League kundër Stuttgart, të humbur nga Celtic 4-1. Ai dëmtoi shpatullën në atë takim dhe, mes dhimbjeve, arriti të luante në kampionat në javën pasardhëse: nuk e dinte që ajo do të ishte paraqitja e fundit si futbollist profesionist para tërheqjes, një vendim i dhimbshëm nga i cili nuk mund të shpëtonte.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top