Zbardhet agjenda e Kuvendit Kombëtar të PD dhe slogani

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha ka zbardhur agjendën e plotë të Kuvendit Kombëtar të PD si edhe sloganin.

Slogani është: “Ripërtëritje”. Sipas agjendës, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të nisë të shtunën më 30 maj në orën 10:00. Gjatë takimit do të marrin fjalën disa deputetë demokratë mes të cilëve edhe kreu i PD, Sali Berisha. Gjithashtu në Kuvend do të votohen disa ndryshime në statutin e PD-së.

Agjenda e plotë:

Fillon: ora 10.00

Fjala hapëse-Erisa Bajaziti

Erisa Bajaziti Fton delegatët të votojnë për Komisionin e drejtimit të punimeve të Kuvendit dhe Sekretariatin teknik

Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit: Ivi Kaso, kryetar; Floriana Garo; Bardh Spahia; Eliona Shkreli; Nada Meçorpaja

Sekretariati teknik: Adriana Kalaja, Ledio Nuraj, Marash Logu

Bajaziti fton Kuvendin t’i votojë

Hidhen në votim

Kuvendi i miraton me ngritje dore

(Kuvendi deklarohet legalisht i hapur)

I jepet fjala Ivi Kasos, kreu i Komisionit të Drejtimit të Kuvendit

Moderatori fton të ndiqet dokumentari (10-15 min)

Merrr fjalën Ivi Kaso

Moderatori u jep fjalen të ftuarve ndërkombëtarë prezent dhe me video

Merr fjalën Ivi Kaso

Moderatori fton Sali Berishën për fjalimin

Merr fjalën Ivi Kaso: Ratifikon vendimin e KK të 5 mars 2024.

Merr fjalën Floriana Garo: lexon dhe hedh në votim ratifikimin e Rezolutës

Miratohet Rezoluta

Merr fjalën Ivi Kaso i cili fton Gaz Bardhin për të paraqitur ndryshimet statutore

Merr fjalën Gazmend Bardhi

Merr fjalën Ivi Kaso i cili hedh në votime ndryshimet statutore

Miratohen

Mer fjalën Ivi Kaso i cili lajmëron modalitetet e procesit të votimit dhe miraton Komisionin qendror dhe Komisionin e votimit

Miratohen Komisonet me ngritje dore

Ftohet Grigels Muçollari i cili prezanton platformën për modernizimin dhe digjitalizimin

Moderatori fton Nikola Kedhin për platformën e Diasporës

Merr fjalën Ivi Kaso i cili deklaron procesin e votimit në holl dhe celjes së fazës së diskutimeve (fjalimeve)

Fjalimet

Në mbyllje merr fjalën Ivi Kaso

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top