Dalin rezultatet e gjuhës së huaj/ 24% e maturantëve kanë marrë notën 10

Ditën e sotme kanë dalë rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj. Këtë provim e kanë kryer në total 27263 maturantë. 1043 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 384 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00. Kalueshmëria për këtë provim është 96,17% ndërsa nota mesatare është 7,68.

Në vitin e kaluar 861 maturantë morën 4.00 dhe 611 maturantë morën notën 10.00. Provimi i gjuhës së huaj u zhvillua më datë 1 qershor dhe pas tij më datë 7 qershor u zhvillua ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Dy provimet e radhës ai i Matematikës dhe Lëndës me Zgjedhje do të zhvillohen respektivisht në datat 13 dhe 19 qershor

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top