Droni rus godet për herë të parë një zonë të banuar në Rumani, plagosen dy persona

Rumania, vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Europian, është goditur nga një dron gjatë një sulmi rus gjatë natës ndaj Ukrainës fqinje. Si pasojë janë plagosur dy persona në një qytet juglindor të vendit. Lajmi vjen nga Ministria rumune e Mbrojtjes, e cila shpjegon: “Gjatë natës, mes 28 dhe 29 majit, Federata Ruse rifilloi sulmet me dronë kundër objektivave civile dhe infrastrukturës në Ukrainë, pranë kufirit lumor me Rumaninë. Njëri prej këtyre dronëve hyri në hapësirën ajrore rumune, u ndoq nga radarët deri në pjesën jugore të qytetit Galați dhe u përplas në çatinë e një pallati, duke shkaktuar zjarr”.

Ky është rasti i parë që nga nisja e luftës kur një dron godet një zonë të populluar në territorin rumun dhe shkakton të plagosur. duke rritur shqetësimet për përhapjen e konfliktit përtej kufijve të Ukrainës. Ministria sqaroi se Bukureshti ka informuar aleatët dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për incidentin dhe ka kërkuar përshpejtimin e transferimit të sistemeve kundër dronëve në Rumani.

Rumania, e cila ndan një kufi tokësor prej 650 kilometrash me Ukrainën, ka raportuar 28 raste të shkeljes së hapësirës së saj ajrore nga dronë rusë që prej nisjes së sulmeve të Moskës ndaj porteve ukrainase përgjatë lumit Danub, bëri të ditur Ministria rumune e Mbrojtjes. Ministria shtoi se deri tani janë gjetur fragmente dronësh në territorin rumun në 47 raste të ndryshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top