Valë ndryshimesh në drejtimin e burgjeve në vend

Mediat raportojnë për ndryshime në drejtimin e disa burgjeve në vend. Me urdhër të Adriatik Kupit, drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, Klodjan Myrto është emëruar drejtor në IEVP Reç, duke zëvendësuar Algert Çekrezin.

Ndërkohë, Arjan Bozhaj është komanduar drejtor në IEVP 313, ndërsa Alban Zela është komanduar në krye të IEVP Rrogozhinë, pas pezullimit nga detyra të Bilal Hasës.

Ndryshime ka pasur edhe në paraburgimin e Elbasanit, ku është emëruar Markiz Sallufi, i cili ka zëvendësuar Qazim Hoxhën.

Sipas informacioneve, lëvizjet në drejtimin e burgjeve kanë ardhur pas dhjetëra kontrolleve të ushtruara në të gjitha IEVP-të e Republikës, ku janë konstatuar sende të paligjshme, përfshirë aparate celularë, fisha karikimi, sasi të dyshuara lënde narkotike kanabis, thika artizanale dhe sende të tjera të ndaluara.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top