Një valë të nxehti parashikohet të përfshijë vendin tonë edhe verën e këtij viti. Nga hartat që ka vlerësuar meteorologu grek Giorgos Tsatraphyllias shihet se si vendi ynë do të jetë në qendër të të nxehtit për muajt qershor – korrik – gusht.

Skenari mbizotërues është se temperatura do të lëvizë përgjithësisht mbi kushtet mesatare klimatike. Indikacionet konvergojnë në një probabilitet prej mbi 60% që rajoni do të përfshihet në kategorinë “më ngrohtë se normalja”.

Harta të tilla japin një sinjal mjaft të qartë të ngrohtësisë për rajonin tonë. Ato nuk bëjnë një parashikim ditor apo se dcilat do të jenë periudhat më të nxehta, por tregojnë zonat që do të preken më shumë. ©LAPSI.al
