Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë aktivitetit për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Durrës, ka sulmuar opozitën teksa është ndalur te trashëgimia politike e vendit dhe raporti me komunizmin.
Në fjalën e tij, Rama deklaroi se Partia Socialiste ka luftuar pasojat e regjimit komunist, ndryshe nga kundërshtarët politikë, të cilët sipas tij vazhdojnë të mbajnë gjurmë të së shkuarës.
“Të tjerët sot kanë luftuar dhe vlerësojnë sot, për komunistët, ndërkohë PS ka luftuar atë që komunizmi ka prodhuar. Nuk është e rastit që sot e gjithë ditën në anën tjetër, mbijeton në krye të asaj që quhet opozitë, një mbetje e komunizmit, në formën e saj më të neveritshme. Formën më të keqe e ka te komunisti antikomunist”, u shpreh Rama.
Më tej, kreu i qeverisë theksoi se Partia Socialiste ka pasur që në fillesat e saj në fokus mbrojtjen e interesit kombëtar.
“Ky nuk është problemi ynë dhe ne nuk na intereson kjo. Ndërkohë që PS ka të regjistruar që në krye të herës në ADN-në e vet, mbrojtjen e interesit kombëtar”, deklaroi Edi Rama.