Marrëveshja me Iranin/ Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se u ka kërkuar negociatorëve amerikanë të mos nxitohen për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin. Sipas mediave amerikane, marrëveshja që po diskutohet parashikon zgjatjen e armëpushimit me 60 ditë, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe vijimin e negociatave për programin bërthamor iranian.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se bisedimet po vazhdojnë në mënyrë “konstruktive”.Ai theksoi se “të dyja palët duhet të marrin kohën e tyre dhe ta bëjnë siç duhet”. Nga ana tjetër, edhe zyrtarët iranianë kanë dhënë sinjale pozitive. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, u shpreh se palët janë “shumë afër dhe shumë larg” një marrëveshjeje finale.

Marrëveshja e propozuar ka shkaktuar përçarje mes republikanëve amerikanë. Senatori Ted Cruz e quajti atë “një gabim katastrofik”, ndërsa senatori Roger Wicker tha se një armëpushim 60-ditor do të zhbënte efektet e operacioneve ushtarake amerikane kundër Iranit. Ndërkohë, kongresmeni Mike Lawler mbrojti administratën Trump, duke deklaruar se presioni amerikan ka detyruar Iranin të hyjë në “negociata reale”.
Pas sulmeve të SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit në fund të shkurtit, Teherani reagoi duke goditur objektiva izraelite dhe aleatë amerikanë në Gjirin Persik, si edhe duke bllokuar Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të energjisë në botë.

Bllokimi i ngushticës ndikoi menjëherë në tregjet globale, duke rritur çmimet e naftës dhe gazit. Trump deklaroi se bllokada ndaj porteve iraniane do të mbetet në fuqi derisa marrëveshja të “arrihet, certifikohet dhe nënshkruhet”.

Një nga temat kryesore të diskutimeve mbetet programi bërthamor iranian. Raportimet sugjerojnë se Irani mund të pranojë dorëzimin gradual të uraniumit të pasuruar. Sipas vlerësimeve perëndimore, Irani kishte rreth 440 kilogramë uranium të pasuruar deri në 60%, shumë pranë nivelit të nevojshëm për armë bërthamore.

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm “t’i sigurojë botës se nuk kërkon armë bërthamore”. Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se është arritur “progres i rëndësishëm”, por ende jo një marrëveshje përfundimtare.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top