Berisha flet për pengje: Lul Brava dhe AliBasha zbatojnë urdhrat e pengmarrësit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se vendimi i gjykatës për vulën e PD, ishte projekt i kryeministrit Edi Rama.

Këto përpjekje sipas Berishës, “nxitën një energjizim të madh, një frymëzim të madh të atyre që shndërruan PD-në në parti të vërtetë opozitare, të atyre që besojnë se Shqipëria duhet të ketë pluralizëm”.

I pyetur në lidhje me kërkesën e dorëzuar në KQZ nga grupi i Alibeajt, për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit, Berisha tha:

“Pengjet janë pengje, zbatojnë vetëm urdhra të pengmarrësit, nuk ekziston fraksion, por fraksioni i pengjeve të Ramës, që përbëhet nga Lul Brava dhe AliBasha.

PD është një e vetëm një, ajo e anëtarësisë, ajo që ka mbështetje masive nga qytetarët, ajo që ka vendimin e gjykatës së Faktit për regjistrimin e nuk mund të goditet me asnjë mjet tjetër. Do jenë të mjerë ata që do vazhdojnë si Don Kishotër betejën me këtë forcë që ka për frymëzim lirinë”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top