Zgedhjet e parakohshme në Kosovë, Kurti nis premtimet: Rrogë e 14-të, mbështetje financiare për të papunët

Albin Kurti,kryetari i Vetëvendosjes në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, gjatë prezantimit të planprogramit për katër vitet e ardhshme.

Kurti tha se nga viti 2026 do të nisë përcaktimi me ligj i pagës së 13-të për sektorin publik dhe privat, ndërsa synim i qeverisë mbetet edhe planifikimi gradual i pagës së 14-të. “Nga viti 2026 do të nisim përcaktimin me ligj të pagës së 13-të për sektorin publik, por edhe për sektorin privat. Pas dialogut me sektorin privat, synimi ynë është që në bashkërendim me bizneset dhe me punëtorët ta planifikojmë gradualisht edhe pagën e 14-të. Sepse çdo familje duhet të ketë më shumë siguri për pushimet, për shpenzimet sezonale dhe nevojat familjare. Ndërkaq bizneset të kenë më shumë stabilitet, më pak largim të punëtorëve dhe fuqi punëtore më të sigurt e më të motivuar”. Ai shtoi se kushdo që e humb vendin e punës nuk do të mbetet menjëherë pa të hyra, pasi Fondi i Sigurimeve Shoqërore do të garantojë mbështetje financiare për çdo punëtor për një periudhë të caktuar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top