Në orët e para të mëngjesit afër një lokali në një pallat në Tiranë në territorin e Komisariatit nr. 4,ka shpërthyer një sasi tritoli duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Tritoli dyshohet të jetë vendosur prej një konflikti të ndodhur më parë, ndërsa po hetohet nga policia, pasi pronarët nuk deklarojnë gjë. Burime bëjnë me dije se nga pamjet e kamerave të sigurisë një person i maskuar që afrohet pranë lokalit, pasi vendos lëndën plasëse largohet në këmbë nga vendi i ngjarjes.