Zjarr në një kompleks në Ali Dem, evakuuohen banorët gjatë natës

Momente paniku janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Ali Demi në Tiranë, ku një zjarr ka rënë në një pallat në kompleksin “Kadiu”, duke shkaktuar frikë dhe evakuim të banorëve. Flakët dyshohet se kanë nisur nga një shkëndijë elektrike, ndërsa tymi ka pushtuar ambientet e pallatit, duke vënë në rrezik banorët.

Banorët tregojnë se alarmi i pallatit është aktivizuar, janë fikur dritat dhe shumë persona kanë dalë me nxitim nga banesat për shkak të frikës dhe tymit të dendur.

Sipas tyre, situata u bë edhe më dramatike për shkak të mungesës së aksesit për mjetet e emergjencës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top