Pse plasi grushti pas golit të fitores së Egnatias: çfarë ndodhi mes Gurishtës e Aleksit

Egnatia arriti fitoren e dytë radhazi në Final 4 dhe tani kryeson renditjen me 34 pikë, pas fitores së tensionuar 1-2 ndaj Vllaznisë në Air Albania. Erdenis Gurishta dhe Albano Aleksi u përjashtuan me karton të kuq, pas grushtave dhe fyerjeve ndaj njëri-tjetrit, me mbrojtësin shkodran që u fut nga pankina, pas golit të shënuar nga Adijesa që vendosi ndeshjen.

Nervat ishin në majë, sepse ekipi i drejtuar nga Nevil Dede tani ka gjithcka në duar për tu shpallur kampion i këtij edicioni, pavarësisht çfarë do të bëjë Elbasani në ndeshjet e tij. Mjafton që rrogozhinasit të fitojnë ndeshjen e fundit me Dinamon. Vllaznia në anën tjetër duhet që të shpresojë që Elbasani mos fitojë sot kundër Dinamos dhe skuadra e Dajës të mundë edhe Egnatian në ndeshjen e fundit, ndërsa kuqeblutë të mposhtin Elbasanin më 31 maj. Shumë e komplikuar për të qenë e realizueshme.

Sidoqoftë, skenat që u panë në Air Albania ku plasi grushti pas golit të avantazhit të rrogozhinasve erdhën si rrjedhojë e një serie ngjarjesh, duke nisur nga dëmtimi i mbrojtësit të djathtë Gurishta në minutën e 12’. Aliyev e goditi qartë me bërryl shkodranin, por Enea Jorgji tregoi vetëm kartonin e verdhë. Pamjet treguan se kartoni duhet të ishte i kuq e konfirmuar edhe nga specialisti i moviolës në Supergol Klajdi Kola: “Nuk e di përse nuk ndërhyri VAR, sepse këtu duhej karton i kuq. Bërryli është i hapur dhe kemi të bëjmë me goditje direkte në fytyrë ndaj kundërshtarit”.

Në momentin e golit të Adijessa e gjithë pankina rrogozhinase u fut në fushë, por Aleksi gjeti mënyrën provokative për të festuar përpara pankinës kundërshtare, duke vënë duart në anë të kokës, si një kurorë. Në ato çaste Gurishta, me hundë të thyer nga episodi me Aliyev u fut duke kërkuar dhe gjetur konfrontimin fizik. Goditje me grusht ndaj kapitenit të Egnatias dhe karton i kuq, ashtu si edhe Aleksi. Jorgji u thirr në VAR sepse mesfushori nuk e goditi kundërshtarin dhe arbitri pas konsultimit të pamjeve hoqi kartonin e kuq direkt, por i tregoi të verdhin për provokim të kundërshtarit dhe Aleksi doli sërish jashtë i përjashtuar, duke qenë se e kishte një të verdhë.

ZYRTARE/ KONFIRMOHET NDRYSHIMI NË FINAL FOUR
Egnatia-Dinamo nuk do të luhet më 29 maj në stadiumin “Air Albania” siç ishte parashikuar fillimisht. Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvendosur këtë takim në stadiumin “Elbasan Arena”, pikërisht më 31 maj. Kështu nuk do të ketë festë para kohe për Egnatian, që do të përballet me dinamovitët e dorëzuar.

Ky vendim i FSHF-së erdhi këtë javë, që sfidat të luhen në të njëjtën kohë nëse ndikojnë njëra-tjetrën. Elbasani do përballet me Vllazninë siç ishte planifikuar, pikërisht më 31 maj në stadiumin “Air Albania”.

Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede do kishte mundësinë, që të fitonte kampionatin pa u mbyllur java e tretë e Final Four. Kështu do të “vriste” interesin e sfidës Elbasani-Vllaznia, duke bërë që skema me një nga objektivat për të rritur numrin e tifozëve në shkallët e stadiumit, të dështonte plotësisht.

Egnatia ka tashmë në dorë fatin e saj, pasi në rast fitoreje nuk rrezikohet nga rezultati i sfidës Vllaznia-Elbasani. Për rrogozhinasit do të ishte titulli i tretë radhazi kampion.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top