Të martën do të mbahet një protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Demostrata vjen pas protestave të zhvilluara së fundmi në Shkup lidhur me të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës. Thirrja për mbështetje ndaj kërkesave të studentëve, është njoftuar përmes rrjeteve sociale nga aktivisti Mevlan Ademi.
Postimi i plotë:
“Zëri ynë nuk do të ndalet, ashtu siç nuk do të ndalet as kërkesa jonë pa kompromis për zbatimin e Kushtetutës dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Më 26 maj mblidhemi në Tiranë në orën 17:00 dhe pas saj në Prishtinë, e më pas, bashkë si ‘të paedukatë’ që na quajnë, do të rikthehemi sërish në Shkup, kësaj here para Qeverisë që shkel mbi të drejtat tona me arrogancë. Ne nuk do të zmbrapsemi. Ne nuk do të heshtim. Gjuha shqipe nuk negociohet”, shkruan aktivisti Ademi.