Një vatër infeksioni me Murtajen e Ruminantëve të Vegjël dyshohet të jetë zhvilluar në bashkinë e Ersekës.
Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë Roland Mecaj, ka deklaruar për A2 CNN, se Shërbimi veterinar i juglindjes ka marre mostrat e një tufe bagëtish të dyshuara si të infektuara dhe janë dërguar për analiza laboratorike.
Sipas analizave fillestare, tufa është konfirmuar si e infektuar me murtajë por duhet pritur përfundimi i analizave.
Sipas Mecajt, të gjithë blegorët në vend, përfshi dhe ato të juglindjes, të cilët vitin e kaluar kanë humbur fermat e tyre blegtorale për shkak të Ruminantëve të Vegjël do të shpërblehen për dëmet e shkaktuara.
Vitin e kaluar ka patur me qindra krerë të imtash të ngordhura për shkak të këtij infeksioni ndërsa së fundmi është ndaluar shtegetimi i blegtorisë nga vendet fqinje përfshi dhe Greqinë.