Partia Demokratike ka bërë publike të dhënat e pjesëmarrjes në procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të partisë deri në orën 15:00. Drejtuesja e Komisionit të Operacioneve Elektorale në PD, Albana Vokshi u shpreh se nga raportimet e marra nga 77 degët e partisë në të gjithë vendin, rezulton se deri në këtë orë kanë votuar 28,379 anëtarë. Vokshi theksoi detaje të tjera mbi numrin total të anëtarëve me të drejtë vote do të bëhen publike pas përfundimit të procesit.
Më herët, Vokshi u shpreh se sot janë thirrur për të votuar 51.737 anëtarë të Partisë Demokratike me të drejtë vote.