Jessie J fiton betejën me kancerin

Jessie J ka ndarë me fansat lajmin më emocionues të vitit: këngëtarja britanike ka fituar betejën me kancerin e gjirit.

Artistja publikoi të enjten një video në Instagram ku zbuloi rezultatet e fundit mjekësore, duke shkruar emocionuar: “Rezultatet dolën dhe unë jam kancer free.

Këngëtarja e hitit “Price Tag” tregoi se shpërtheu në lot sapo mori lajmin.

“Qava për orë të tëra dhe më pas mora frymë lirisht për herë të parë pas një viti,” u shpreh ajo.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Jessie J dokumentoi kontrollet e saj të fundit mjekësore dhe rezonancën magnetike (MRI), duke pranuar se kishte kaluar momente ankthi dhe frike.

Në qershor të vitit 2025, artistja zbuloi publikisht se ishte diagnostikuar me kancer të hershëm të gjirit. Pas diagnozës, ajo iu nënshtrua një mastektomie dhe nisi trajtimin intensiv. Jessie J kishte vendosur ta ndante publikisht betejën e saj për shkak të mbështetjes së madhe që kishte marrë ndër vite nga fansat.

“Ju më keni dashur në momentet më të mira dhe më të vështira të jetës sime dhe nuk doja që kjo të ishte ndryshe,” kishte thënë këngëtarja.

Pas operacionit, ajo tregoi se periudha e rikuperimit kishte qenë e vështirë, por theksoi se dashuria për muzikën dhe jetën e kishte ndihmuar të mos dorëzohej.

Artistja është nënë e një djali, Sky, të cilin e mirëpriti në vitin 2023 me partnerin e saj, Chanan Colman.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top