Sot mbahen zgjedhjet për kreun e PD, një proces pa garë, ku në fletën e votimit figuron vetëm emri i Sali Berishës. Procesi është më shumë një lloj referendumi për Sali Berishën, rezultati i të cilit dihet si do të shkojë.
Votimi ka nisur herët në mëngjes në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë pasdite në orën 18:00.
Eshtë ende e paqartë sa është numri i demokratëve që do të marrin pjesë në këtë proces.