Studentët shqiptarë në RMV, peticion kundër largimit të ambasadorit Denion Meidani

Studentë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë dorëzuar sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë një peticion me mbi 1900 firma, duke kërkuar që të mos largohet ambasadori shqiptar Denion Meidani.

Meidani nuk do të vijojë më detyrën si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, duke e përmbyllur para kohe mandatin e tij në Shkup.

Arsyeja e këtij zhvillimi lidhet me pakënaqësi të shprehura nga koalicioni VLEN dhe VMRO-DPMNE ndaj qëndrimeve të diplomatit shqiptar në debatet politike në vend, veçanërisht për çështje që lidhen me të drejtat e shqiptarëve, përfshirë protestën e studentëve për përdorimin e gjuhës shqipe. /LAPSI.al

Image

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top