Çdo trajner kombëtareje duhet të lërë jashtë futbollistë të nivelit të lartë. Kjo vlen për çdo kombëtare, por për disa edhe më shumë. Mjafton të shohësh sidomos Francën, por kështu do të jetë edhe për Spanjën. Edhe Gjermania dhe Brazili kanë lënë në shtëpi lojtarë të nivelit të parë. Anglia ka shumë të tillë. Thomas Tuchel madje ka lënë jashtë Phil Foden, që pothuajse në çdo kombëtare tjetër do të ishte titullar. I përjashtuar edhe Harry Maguire, mbrojtësi i Manchester United që konfirmoi zërat duke thënë se ishte i tronditur që mbeti jashtë listës së të grumbulluarve.
Maguire nuk e fsheh zhgënjimin për përjashtimin
Thomas Tuchel ka detyrën më të vështirë. Anglia ka fituar vetëm një Botëror, në vitin 1966, dhe është pothuajse gjithmonë një zhgënjim i përhershëm. Trajneri gjerman është i detyruar të bëjë zgjedhje edhe jopopullore. Foden mbetet jashtë dhe kjo është e bujshme. Në shtëpi do të mbetet edhe Harry Maguire, një nga lojtarët më të komentuar të viteve të fundit, për shumë arsye teknike, por që me fanellën e “Tre Luanëve” ka dhënë gjithmonë maksimumin.
Përjashtimi i tij fillimisht ishte një zë, më pas u konfirmua nga vetë lojtari që në rrjetet sociale shkroi fjalë të rënda: “Isha i bindur se mund të luaja një rol të rëndësishëm këtë verë për vendin tim pas sezonit që kam zhvilluar. Mbeta i tronditur dhe i shkatërruar nga ky vendim. Nuk kam dashur asgjë më shumë sesa të vesh atë fanellë dhe të përfaqësoj vendin tim gjatë këtyre viteve. Uroj lojtarët për më të mirën këtë verë”.
I was confident I could of played a major part this summer for my country after the season I’ve had. I’ve been left shocked and gutted by the decision.
I’ve loved nothing more than putting that shirt on and representing my country over the years.
I wish the players, all the… pic.twitter.com/9X7asAkCFF
— Harry Maguire (@HarryMaguire93) May 21, 2026
Të përjashtuarit e tjerë të Anglisë për Botërorin
Zërat, sepse grumbullimet ende nuk janë zyrtarizuar por priten nga momenti në moment, nxjerrin jashtë edhe një tjetër mbrojtës të Manchester United, pra Luke Shaw, por edhe futbollistin e AC Milan, Fikayo Tomori, që në fakt me kombëtaren ka luajtur pak në këto vite. Por mbi të gjitha do të mbetet jashtë Phil Foden, i cili sigurisht nuk ka kaluar sezonin më të mirë të karrierës, por është një futbollist me talent të madh dhe për këtë arsye dukej pothuajse e sigurt që do të përfshihej mes të grumbulluarve. I përjashtuar edhe Cole Palmer, që një vit më parë me Chelsea kishte qenë shkatërrues.