Dosja Veliaj/ Ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka paraqitet në SPAK

Ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka është paraqitur ditën e sotme (21 maj) në Prokurorinë e Posaçme.

Në orët e para të mesdites, politikania është shfaqur para institucionit të akuzës, ndërsa është nën hetim dhe akuzë nga SPAK për dosjen voluminoze ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së këtij të fundit, Ajola Xoxa, biznesmenëve dhe personave të tjerë.

Pak kohë më parë Bushka i ka kërkuar GJKKO-së që të ndajë dosjen e saj duke e mëvetësuar nga të tjerët për shkak se nuk është më deputete e parlamentit apo zyrtare e lartë dhe nuk përfshihet në ligjet e Kodit Penal për hetim nga Prokuroria e Posçme dhe delegimin drejt Prokurorisë së Tiranës.

Por krahas biznesmenëve të dyshuar si të lidhur me Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, SPAK e ka marrë në hetim vitin e kaluar (2025).

Sipas SPAK, Bushka dyshohet se ka intimiduar dëshmitarët që ishin thirrur nga SPAK.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top