Berisha: Nuk do pranojmë kurrë delegimin e interpelancave nga kryeministri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për ndryshimet mbi Rregulloren e Kuvendit tha se PD nuk do t’i pranojë ato. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, Berisha theksoi se demokratët nuk do ta pranojnë kurrë delegimin e interpelancave nga kryeministri dhe ministrat. Sipas Berishës, Rama nuk vjen në Kuvend për interpelancë pasi është sfazuar plotësisht.

“Sikundër vlerësoj punën që ka bërë grupi i punës, dhe kryetari do u informojë, për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rregulloren e Kuvendit. Gjykata Kushtetuese, siç e dini, hodhi poshtë aktin e aneksimit të parlamentit nga pseudomazhoranca. Akt që konsistoi në miratimin e një rregulloreje pa asnjë konsultim paraprak me opozitën në një mënyrë të rrufeshme, në një mënyrë që nuk kishte ndodhur kurrë, në kundërshtim me rregulloren, në kundërshtim me frymën e Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë këtë akt si antikushtetues dhe urdhëroi parlamentin që pas 30 ditësh nga zbardhja e vendimit të bëjë të gjitha amendimet e domosdoshme në mënyrë që të respektohet vendimi i saj.

Dhe grupi i punës, siç do ta dëgjoni edhe ju, ka bërë një punë serioze bashkë me të tjerët, të cilët përsëri janë përpjekur në mënyra të ndryshme të ngushtojnë hapësirën e opozitës, por në mënyrë absolute nuk e pranojmë. Sikundër nuk mund të pranohet asnjë lloj modifikimi, propozimi që bie ndesh me përcaktimin e Kushtetutës. Dhe tani jemi këtu, të shohim pak edhe përgjegjësinë tonë. Në qoftë se neni 80 i Kushtetutës përcakton se kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të paraqiten në interpelancë kur kërkohet nga deputetët, asnjë deputet nuk do të pranojë delegimin e interpelancës nga kryeministri.

Kushtetuta nuk e njeh një gjë të tillë. Nuk vjen, ne marrim vendimet tona. Ne nuk pranojmë delegimin që nuk e njeh Kushtetuta të detyrimit të tij për t’u paraqitur. Se nuk paraqitet dot ai, e kuptoni apo jo. Ai është shkatërruar nga nervat dhe çdo gjë. Ai është i sfazuar tani dhe nuk paraqitet për asgjë. Prandaj dhe ikën, prandaj dhe nuk duket në parlament. Por ai duhet të paraqitet. Kështu që do vazhdojnë kërkesat për interpelanca dhe detyrimi i tij është kushtetues për t’u paraqitur në interpelanca. Janë bërë kaq të shumta dosjet e tij, aferat e tij personale dhe familjare, saqë populli kërkon transparencë. Nuk mund të vazhdohet duke ikur, duke shkelur Kushtetutën siç bën ai,” tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top