Tërmet me magnitudë 5.6 ballë godet Malatya-n e Turqisë

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter goditi Malatya-n në Turqinë lindore këtë mëngjes, sipas një deklarate nga Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Epiqendra e tërmetit ishte në rajonin Batalgazi të Malatya-s, tha agjencia. Tërmeti u regjistrua në orën 09:00 të mëngjesit dhe kishte një thellësi fokale prej 7.03 kilometrash.

Dridhja u ndje edhe në provincat fqinje, përfshirë Kahramanmaras dhe Diyarbakir, duke shkaktuar shqetësim tek banorët.

Deri më tani, nuk ka pasur raportime për viktima apo dëme serioze, ndërsa autoritetet përkatëse vazhdojnë të kryejnë kontrolle në zonat e prekura.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top