Të shtëna me armë në Spanjë, dy të vrarë dhe katër të plagosur rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në El Ejido, ku dy persona humbën jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur rëndë pas një incidenti me armë zjarri. Sipas raportimeve të medias spanjolle El País, mes të plagosurve ndodhen edhe dy të mitur, ndërsa autori i dyshuar i sulmit është ende në arrati.

Burime paraprake bëjnë me dije se autori dyshohet të ketë pasur lidhje me viktimat që qëlloi, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Menjëherë pas të shtënave, në vendngjarje mbërritën forca të shumta të Gardës Civile spanjolle, përfshirë edhe anëtarë të Ekipit të Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe ekipet e emergjencës, të cilat u dhanë ndihmën e parë të plagosurve. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top