Një zjarr ka përfshirë tregun e fruta-perimeve në Lushnjë gjatë orëve të para të mëngjesit. Zjarri ka rënë rreth orës 03:30 pas mesnate. Si pasojë e flakëve është djegur pothuajse gjysma e pjesës së çatisë së tregut, si edhe raftet bashkë me mallrat që ndodheshin aty.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Policia po verifikon kamerat e sigurisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e vërteta të ngjarjes.