Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka dërguar një letër zyrtare drejtuesit të SPAK, Klodian Braho, ku pretendon se ndaj tij po zhvillohet një proces me shkelje procedurale dhe ndërhyrje politike. Meta hedh akuza të rënda për manipulim të procesit hetimor, fshehje provash dhe ndikim politik në marrëdhëniet me autoritetet amerikane. Në qendër të reagimit të tij është kontrata e lobimit të LSI-së me kompaninë amerikane GSIS, për të cilën Meta pretendon se SPAK ka kërkuar mbajtjen sekret të dokumenteve deri në qershor 2026, duke i pamundësuar “mbrojtjen efektive”.
“Qëllimi i vetëm i një kërkese të tillë absurde ka synuar që artificialisht të më hiqet e drejta e mbrojtjes efektive”, shkruan Meta, ndërsa paralajmëron se një kërkesë e re për zgjatjen e fshehtësisë do të përbënte “një skandal të rëndë në marrëdhëniet juridiksionale midis Shqipërisë dhe SHBA” shkruan ai.
Në përfundim të letrës, Meta shprehet se kërkesa e tij është në interes të zbardhjes së plotë të çështjes dhe kërkon që procesi të vijojë në mënyrë të drejtë dhe transparente.
. , ,
Duke ju uruar suksese në detyrën tuaj si Drejtues i SPAK, jam i detyruar të kërkoj vëmendjen tuaj për një çështje shumë të rëndësishme, që nuk ka të bëjë vetëm me standardet e hetimit dhe gjykimit ndaj personit tim, të cilat janë shkelur shumë rëndë dhe qëllimisht, por sidomos për të parandaluar shkatërrimin jo vetëm të procesit të rregullt ligjor në vazhdim, por edhe për të larguar çdo hije dyshimi të ndikimeve jotransparente, të paligjshme dhe të papërshtatshme të asistencës ndërkombëtare në rastin e hetimeve ndaj meje dhe në veçanti në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që duhet të jenë transparente dhe të besueshme.
̈ , ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈̈ ̈ ̈̈ ̈ ̈̈, ̈ ̈ ̈ -̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈, ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈.
Jo vetëm kaq, por në këtë përgjigje drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, shkruhet se nëse autoritetet shqiptare kanë nevojë për një zgjatje të periudhës 2-vjeçare të mosbërjes publike të informacionit, mund ta kërkojnë me shpjegime të detajuara.
Kjo përgjigje e datës 15 korrik 2024 (̈ ), drejtuar me e-mail Znj. Alba Thoma, Drejtore e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë nga Drejtori i Departamentit të Drejtësisë i SHBA, Z. Vaughn A. Ary dhe Prokurori Z. Michael E. Eaton, natyrisht që vjen në përgjigje të kërkesave specifike të bëra nga pala shqiptare.
Në radhë të parë, ̈ ̈ -, ̈ ̈ ̈ ̈̈ ̈ ̈ ̈ ̈ , ̈ ̈ ̈̈ ̈ -, ̈ ̈ ̈ ̈ ̈̈ ̧̈, ̈̈ ̈ ̧̈ ̈ ̈ .
Po kështu, duke qënë se veprimet juridiksionale me jashtë, SPAK i bën përmes Ministrisë së Drejtësisë, që kontrollohet nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka urdhëruar publikisht arrestimin tim nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste (: https://www.youtube.com/watch?v=q-xv6sZS4s4), duam të shmangim çdo ndikim të mëtejshëm politik nga ana e Qeverisë shqiptare, që jo vetëm do të pengonte zbardhjen e plotë të kësaj çështje, por edhe do të pamundësonte mbrojtjen time efektive për këtë çështje gjatë gjykimit në themel.
Një situatë e tillë do të kompromentonte rëndë edhe marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, pasi është provuar prej vitesh edhe nga gjykatat amerikane korruptimi nga Kryeministri Rama i ish-agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, për shërbimet e kryera nga ai kundër drejtuesve të opozitës, por edhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta gjatë viteve 2017 – 2020.
Po kështu, ish-partnerja e Charles McGonigal, Znj. Allison Guerriero, e cila ka luajtur rol në denoncimin e lidhjeve korruptive Rama-McGonigal edhe kohët e fundit e ka bërë publik disa herë presionin që i bëhet nga kolegë të McGonigalit në Departamentin e Drejtësisë, që të heshtë për lidhjet e tij me Kryeministrin Rama.
Duke ju garantuar se Marrëveshja e 3 shkurtit 2016, midis LSI dhe GSIS, e cila jo vetëm është regjistruar sipas ligjeve antikorrupsion të SHBA dhe Shqipërisë, por është edhe publike, nuk cënon asgjë që ka të bëjë as me sigurinë tonë kombëtare dhe as të SHBA, por është shumë e zakonshme, ̈̈̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈̈ ̈ ̈̈ ̈̈ , ’ ̈ ̈ ̈ , ̈ ̈̈ ̈ (̈ ).
Në vlerësimin tim edhe kërkesa e parë ka qenë absurde pasi të akuzosh një lider politik si Presidenti i Partisë së Lirisë (LSI), për të cilin nuk ekziston asnjë firmë, autorizim pagesash apo nënkontraktimi, si në rastin me GSIS dhe t’i pamundësosh atij që të paktën për 2 vjet deri në 23 qershor 2026 ta ketë të pamundur të bëjë mbrojtje efektive pasi artificialisht i pamundësohet të garantojë provat që e shfajësojnë nga akuzat, apo që të mos ketë mundësi kontrolli të ligjshmërisë së provave të pretenduara nga akuza përfshirë edhe origjinalitetin e tyre do të thotë të shkatërrosh me vetëdije procesin e rregullt ligjor për qëllime politike.
Për mua ka qenë dhe mbetet e qartë se qëllimi i vetëm i një kërkese të tillë absurde ka synuar që artificialisht të më hiqet e drejta e mbrojtjes efektive për këto akuza kryesisht të pabaza, sidomos para zgjedhjeve të 11 majit 2025.
Dua t’ju siguroj se ̈̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈̈ ̈̈ ̈̈ ̧ ̈ , ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̧ ̈ , ̈ ̧ ̈ ̈ .
Dy mbeten mundësitë kryesore të këtij bllokimi artificial të transparencës dhe aksesit në provat origjinale.
̈ ̈, është që persona të caktuar në LSI të kenë bërë veprime të parregullta pa dijeninë e Ilir Metës dhe përmes bllokadës të transparencës janë marrë në mbrojtje nga prokurorët e çështjes për interesa politike të partisë në pushtet për zgjedhjet e 11 majit 2025.
̈ ̈, është që Marrëveshja e 3 shkurtit 2016 të jetë modifikuar (ndryshuar) me pëlqimin e të dy palëve, por absolutisht në padijeni të Ilir Metës dhe prandaj synohet të mbahet e fshehtë ajo dhe nënshkruesit potencialë të saj.
Natyrisht, që mund të kemi edhe ̈, që prokurorët e çështjes të bëjnë bllofin e radhës me kolegët e McGonigalit, që ende mund të kenë mbetur në zyrat e Departamentit të Drejtësisë.
Këtu kam parasysh akuzën ndaj meje për lobimin me “McKeon Group”, kur tjetër përgjigje erdhi nga autoritetet amerikane në shtator 2024 para arrestimit tim dhe tjetër përgjigje erdhi për të njëjtën çështje pas zgjedhjeve në SHBA në 4 nëntor 2024 dhe pikërisht më 15 nëntor 2024 (pas arrestimit tim) ku është saktësuar se LSI nuk kishte bërë asnjë pagesë tjetër as për “Dorelita” dhe as për “McKeon Group”, përveç asaj prej 15 mijë dollarësh në mënyrë të ligjshme dhe përmes bankës në janar 2017. (̈ ̈ “ ” ̈ ̈̈ ̈ )
E përmenda termin bllof sepse kjo përgjigje e re e autoriteteve gjyqësore amerikane jo vetëm nuk na u njoftua kurrë deri pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, por çuditërisht në 7 janar 2025, në prani të avokatit, Z. Genc Gjokutaj, pyetem përsëri në SPAK për çështjen “McKeon Group” dhe “Dorelita”, ndërkohë që përgjigjia shteruese u kishte ardhur nga SHBA dy muaj më parë.
Dhe që të bindeni se nuk kam asnjë ngarkesë emocionale apo paragjykimi për prokurorët e çështjes ju lutem lexoni vetëm letërporosinë që ata i kanë dërguar autoriteteve amerikane më 11 mars 2025, ku i informojnë se i pandehuri Ilir Meta është provuar se ka përdorur tre karta bankare amerikane.
Natyrisht, që ju mund të lexoni edhe përgjigjen e autoriteteve amerikane se kush është “the sole user”, pra ̈ , si dhe ̈̈ ̈ ̈ ̈ ̈ .
Nuk dua t’ju marr më shumë kohë nga angazhimet tuaja të shumta, por jam i detyruar t’ju shkruaj për këtë çështje për shkak të funksionit tuaj si Drejtues i SPAK dhe përfaqësuesi kryesor i tij në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.
Kërkesa ime besoj se është edhe ̈ ̈ ̈ ̈ ̧̈ ̈̈̈ ̈ ̈ përfshirë edhe Ilir Metën, por vetëm bazuar në ligjshmërinë e provave çfarë ka qenë e pamundur deri tani për shkak të bllokimit të transparencës nga prokurorët e çështjes.
Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj ju uroj suksese!