Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin duke thënë se “ora po ecën” dhe se ata duhet të veprojnë shpejt, përndryshe “nuk do të mbetet asgjë prej tyre”.
Trump ka shkruar se “koha është esenciale”, teksa ia bënë me dije regjimit terrorist të Teheranit se “Ishte qetësia para stuhisë”.
Po ashtu SHBA-të dhe Izraeli janë duke kaluar nëpër përgatitjet më intensive për sulme të reja kundër Iranit që nga armëpushimi i arritur muajin e kaluar.
Ndërkohë, Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike gjatë ditës, ku sipas një zyrtari izraelit, kanë diskutuar për Iranin.
Kjo telefonatë vjen disa ditë pasi Trump u kthye nga Kina, ku ai dhe presidenti Xi thuhet se kanë biseduar për luftën me Iranin
