Mourinho kthehet në Real Madrid pas një dekade

Trajneri i përfolur shumë, Jose Mourinho, e ka kompletuar marrëveshjen me Real Madridin dhe po u kthehet madrilienëve pas një periudhe disa vjeçare.

“Special One” do t’i jep fund qëndrimit te Benfica për t’u kthyer te gjiganti madrilen pas më shumë se një dekade.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se gjithçka është kompletuar në parim, ku ka mbetur vetëm nënshkrimi i dokumenteve. Ndër të tjera ai do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare.

“Jose Mourinho te Real Madridi, e kryer. Të gjitha palët kanë arritur marrëveshje, në pritjeve vetëm nënshkrimi…Plani është për kontratë dyvjeçare, Jose Mourinho do të udhëtojë për Madrid pas ndeshjes Real – Bilbao”, shkroi ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top