Inter festë e çmendur! Thuram shpirti i festës, thumba Milanit: bashkohet edhe Zhang

Nga “San Siro” në “Piazza Duomo” ka marrë jetë parada e Inter për festimin e titullit kampion, me lojtarët dhe stafin në bordin e autobusit të hapur nëpër rrugët e Milanos, pasi ngritën trofeun e kampionëve të Italisë. Të dielën, më 17 maj, Inter kishte ftuar të gjithë tifozët e tij për të festuar Dopietën, titullin e 21-të kampion dhe Kupën e 10-të të Italisë. Kjo ishte një e diel feste për popullin zikaltër, pavarësisht 1-1 në javën e 37 të Serie A përballë Veronës. Nga “San Siro” deri në “Duomo”, ishte një maratonë festive që nisi që në orët e drekës dhe do të përfundojë vetëm vonë në mbrëmje, duke ngjyrosur Milanon zikaltër. Ja programi i festimeve me deklaratat e protagonistëve, momentet më domethënëse dhe fotot më të bukura.

Gjatë rrugëtimit të Inter nga “San Siro” drejt “Piazza Duomo”, një tjetër banderolë u ngrit nga Thuram, këtë herë shumë më e drejtpërdrejtë: “Fitoret në derbi futini…”, një referencë ndaj fitoreve të Milanit në derbit e këtij sezoni. Një rikthim i asaj që bëri Ambrosini në vitin 2007 pas fitimit të Champions League: “Scudetton futeni…”. Dy vite më pas, Materazzi iu përgjigj po të njëjtit mesfushor të Milanit: “Ambrosini, në b… time ka ende vend”. Batutat dhe kundërpërgjigjet vazhdojnë edhe pas 20 vitesh.

Thuram i papërmbajtshëm: banderolë kundër Milanit në autobusin drejt “Duomo”
Marcus Thuram konfirmohet si shpirti i festës tek Inter. Këtë herë me një banderolë kundër Milanit që rrezikon të ndezë polemika. Gjatë paradës me autobus të hapur nëpër rrugët e Milanos, Thuram mori nga tifozët një banderolë me një vizatim shumë të veçantë. Në të shfaqej një mi gjigant mbi një sfond kuqezi, për të tallur rivalët e qytetit, Milanin. Pas pak sekondash, sulmuesi i Chivu e mbylli banderolën dhe ua riktheu tifozëve.

Feston edhe Zhang: “Urime, jam gjithmonë njëri prej jush”
Steven Zhang: “Urime të gjithë tifozëve të Inter për këtë sezon të mrekullueshëm. Një falënderim i madh për lojtarët tanë, trajnerët, drejtuesit dhe të gjithë stafin: puna juaj e palodhur solli dy trofe të jashtëzakonshëm në historinë tonë. Gjithmonë njëri prej jush. Forza Inter”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top