Përfaqësuesi i OSBE-së, Jan Braathu: Gazetarët po përballen me kërcënime e presione

Sot po zhvillohet Konferenca për Mediat në Evropën Juglindore, nën organizimin e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias.

Gjatë fjalës së tij, përfaqësuesi Jan Braathu vuri në dukje se liria e medias është një shtyllë e domosdoshme për demokracinë. Ai nënvizoi se një media e pavarur është jetike për ekzistencën e një shoqërie të lirë dhe demokratike.

“Vetë gazetarët po përballen me rritje të kërcënimeve. Liria e medias është themeli i demokracisë. Gazetaria si e mirë publike është thelbësore. Është me rëndësi që të diskutohet lidhur me këtë çështje. Pas sigurinë nuk ka gazetarë të lirë, nuk ka media të lirë. Kërcënimet ndaj gazetarëve nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar”, u shpreh ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top