Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot në Shkup

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të protestojnë sërish sot me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet të jepet edhe në gjuhën shqipe. Nisma organizohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zë”.

Protesta do të fillojë në orën 16:30 para Urës së Gurit në Shkup, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje artistëve, sportistëve dhe figurave të tjera publike që t’i bashkohen tubimit.

Protesta e sotme është e dyta me radhë që organizojnë studentët shqiptarë dhe vjen si pasojë e refuzimit të kërkesës së tyre nga ana e ministrit të Drejtësisë. Nga ana tjetër kryeministri Mickoski ka njoftuar se po shqyrtohen mënyra për të adresuar kërkesën e studentëve shqiptarë, që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe. Ai theksoi se ekzekutivi po punon për një zgjidhje të mundshme dhe paralajmëroi se së shpejti do të prezantohet një propozim konkret lidhur me këtë çështje.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top