“Ky flamur nuk lejohet këtu”, gazetari tregon incidentin me serbët në Eurovision

Gazetari Alberti Limani ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me një incident që, sipas tij, ndodhi gjatë festimeve për paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision në Qendrën e Mediave në Vienë.

Sipas Limanit, teksa po festonte bashkë me kolegë të tjerë, një grua nga delegacioni i Serbia është afruar dhe ka tentuar t’u largojë flamurin e Kosovës, duke pretenduar se “ky flamur nuk lejohet këtu”.

Gazetari shkruan se gruaja tentoi të prekte flamurin, por ai nuk e lejoi dhe ajo u largua menjëherë.

Në reagimin e tij publik, Limani theksoi se flamuri i Kosovës “do të valëvitet dhe do të lejohet gjithkund”, duke shtuar se ai dhe kolegët e tij do ta mbrojnë atë “me çdo kusht”.

“Derisa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se “ky flamur nuk lejohet këtu”. Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht.
Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht’, shkruan Limani.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top